Transmetuar më 15-05-2019, 12:10

Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler bën thirrje që të gjendet zgjidhje për të kapërcyer krizën politike, nëpërmjet dialogut.

Duke folur sot nga Patosi në një aktivitet ku ishte i pranishëm, Satler tha se qytetarët kanë gjithmonë të drejtë për të protestuar, por se dhuna është diçka absolutisht e dënueshme.

“Ka ardhur koha që partitë ti zgjasin dorën njëra tjetrës, pas pesë protestave tani është koha për dialog politik. Këtë presin edhe shqiptarët, që të funksionojë dialogu.

Kam parë një deklaratë nga peshkopët katolikë, iu inkurajoj ta shikoni këtë deklaratë. Dhe inkurajoj edhe politikanët që ta shikojnë me detaje këtë deklaratë. I drejtohet përgjegjësve në vend, kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, u shpreh ambasadori austriak.

Ai bëri thirrje që të ndalohet retorika e dhunës dhe urrejtjes, duke thënë se urrejtja sjell vetëm urrejtje dhe se për këtë përgjegjësia bie mbi aktorët politikë. /a.y/noa.al