Transmetuar më 15-05-2019, 15:39

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur pak më parë në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fratar të Mallakastrës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin “kokë më kokë”.

Burime policore thanë se rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRDITËSIM 16.28

U bë identifikimi i viktimës dhe të plagosurve:

Dy shtetasit e dëmtuar janë: T.H, 32 vjeç, banues në Tiranë E.C, 35 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Sh.B, 58 vjeç, banues në Përmet.