Transmetuar më 15-05-2019, 17:15

Janë identifikuar personat të cilët u përshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku u përplasën një automjet tip “Benz” me një automjet tip furgon. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” si dhe u dëmtuan dy pasagjerët e furgonit.

Mësohet se viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasi Shkëlqim Bregu. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane 35 vjeç.

Mësohet se furgoni i aksidentuar ka qenë i mbushur me bombola gazi të vogla. Kjo ka bërë që në vendngjarje të shkojë zjarrfikësja.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.