Transmetuar më 15-05-2019, 20:47

Aktori dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, në 11 maj zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Kolonjë.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ në Top Channel, ai rrëfeu arsyen se pse e bëri një zgjedhje të tillë.

“Nëse do më vinte tani një propozim për deputet nuk do e pranoja, por për kryetar bashkie do e pranoja.

Sepse unë nëse rregulloj shkollën, nuk e rregulloj vetëm një socialisti, demokrati, LSI-sti, republikani apo çami, çdo njeriu.

Nëse unë rregulloj rrugën, ndriçimin, ujësjellsin, nuk e merr vetëm një njeri, por të gjithë.

Jam i lumtur se nëse dikush nuk të do për bindjet politike ata marrin shërbimin njësoj.” tha ai.