Transmetuar më 15-05-2019, 21:03

Një vajzë 16-vjeçe i ka dhënë fund jetës, pasi ndjekësit e saj në Instagram votuan “pro” që ajo të vetëvritej.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Malajzi, ku adoleshentja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.

Para se të kryente aktin e rëndë, ajo kishte hapur një sondazh në internet ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.

Vajza kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte thënë: U lodha. Dua t’i jap fund jetës.

Më pas ajo kishte përdorur një aplikacion sondazhesh në Instagram, për 24 orë.

Vdekja e vajzës ka hapur debate të shumta në lidhje me kujdesin që jepet nga autoritetet për shëndetin mendor. /k.k/noa.al/