Arrestohet nje polic, dyshohet për shpërdorim detyre
Transmetuar më 15-05-2019, 21:21

Një efektiv policie është prangosur mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar ku kolegët e tij japin vetëm iniciale E.S.

Burime të tjera thanë për noa.al se 39 vjeçari ishte me detyrë oficer policie në Prokurorinë e rrethit Korçës.

Ai dyshohet për vjedhje ndaj një të arrestuari më parë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Falsifikim i formularëve".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ia kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

Ndalimi i tij u bë pas një denoncimi  në media. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...