Transmetuar më 15-05-2019, 21:55

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një denoncim për inspektorin Hysen Gjikola në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Korçë, i cili është emëruar në këtë detyrë më 1 Mars 2019, por nuk paraqitet në punë. Pavarësisht se nuk ka shkuar në punë që nga dita e parë kur mori detyrën, paga i kalon normalisht në llogari.

Gazetarja e emisionit “Stop” udhëtoi drejt Korçës dhe shkoi në këtë institucion për të marrë disa përgjigje. Aty takohet me rojen e institucionit dhe e pyet nëse e njeh inspektorin Hysen Gjikola.

Roja: Çfarë kishe?

Stopi: Si kalove?

Roja: Mirë!

Stopi: Ju jeni roja këtu?

Roja: Po!

Stopi: Hysen Gjikola, këtu punon? Është inspektor i pyjeve, se jam i interesuar, që ta takoj.

Roja: Po s’e di unë, s’e njoh! Ja të pyesim brenda!

Stopi: Ok!

Roja: O Erjon, Erjon….( i flet inspektorit) Thjesht na duhet një inspektor, një Hysen…

Stopi: Gjikola!

Roja: Gjikola!

Stopi: I pyjores!

Inspektori: Nuk e njoh!

Stopi: S’e ke idenë fare? Se më kanë thënë që punon këtu.

Roja: Inspektor ishte dhe ai.

Stopi: Nuk e njihni këtë? Çfarë bëhet?!

Në institucion nuk kanë dijeni për inspektorin Gjikola. Gazetarja e emisionit “Stop” pyet disa kolegë të inspektorit të cilët thonë se e kanë dëgjuar si emër dhe si emërim, po nuk e kanë parë kurrë.

Më pas, emisioni “Stop” u interesua edhe në zyrën e protokollit dhe të burimeve njerëzore. Aty mësuam se z.Gjikola figuron në listë-pagesat e institucionit.

Gazetarja: Keni një urdhër emërimi të këtij personi?

Zyra e protokollit: Kemi! Marrëdhëniet financiare fillojnë në datën 1 Mars.

Gazetarja: Nga ana e dokumentacionit z.Gjikola është i emëruar?

Zyra e protokollit: Po!

Gazetarja: Por realisht nuk ndodhet këtu sepse ne nuk e kemi gjetur.

Zyra e protokollit: Tani nuk e di… Burime njerëzore nuk ka këtu, mungon financieri. Është vetëm i komanduar nga Tirana. Juristi prapë nuk është, edhe ai nga Tirana.

Gazetarja ju drejtua më pas zyrës së kryeinspektorit, Umberto Toshi, i cili nuk ndodhej aty. Nga punonjësit mësojmë se ndodhej në Tiranë për mbledhje.

Kurse në takimin me shefin e sektorit të Inspektoriatit, Erjon Çelemeni, ky i fundit refuzoi që të jepte përgjigje për inspektorin Hysen Gjikola dhe i tha gazetares që të bënte një kërkesë zyrtare me shkrim për të marrë përgjigje.

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Për çdo gjë drejtohu me shkrim, të regjistrohet në protokoll dhe do kthehet përgjigje brenda afateve ligjore. Listë-prezencën nuk e vë dot në dispozicion.

Gazetarja: Ndoshta ai nuk ka ardhur këtu…

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Këtë e mendon ti…

Gazetarja: Po ma hiq dyshimin, ma vërteto.

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Tani unë të thashë, bë shkresën zyrtare, protokolloje dhe do kthehet përgjigje për çfarë kërkon.

Gazetarja: Si mund të paguhet një person i cili nuk vjen?

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Nuk e di këtë…

Gazetarja: Nuk e ka penalizuar z.Gjikola fakti që ka qenë në listën e të korruptuarve nga Ministria e Drejtësisë si ish-punonjës i Task-Forcës?

Shefi i sektorit të inspektoriarit, Erjon Çelemeni: Më tepër nuk të them dot gjë. Nuk të jap dot informacion.

Në kushte të tilla, gazetarja e “Stop” dërëzoi një kërkesë me shkrim në zyrën protokollare për të marrë informacion nëse inspektori Hysen Gjikola ka ardhur në punë në këtë institucion, pavarësisht se rroga i kalon. /tvklan.al