Transmetuar më 16-05-2019, 21:59

Në arenën e Festivalit Europian të Këngës në Tel Aviv, mes emocioneve të shumta po përgatitet të dalë në skenë këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila me këngën “Ktheju Tokës” përfaqëson Shqipërinë në këtë ngjarje të madhe.

Këngëtarja shqiptare dhe ekipi që e shoqëron janë rrethuar nga një atmosferë entuziaste.

Fansa të “Ktheju Tokës”, imazhe të flamurit me simbolin e Shqiponjës, shihen kudo në arenën e madhe të Tel Avivit ku po mbahet edicioni i Festivalit Europian të Këngës.

Janë jo vetëm shqiptarë, por edhe shtetas te huaj në mbarë Europën që mbështesin Jonida Maliqin, në këtë edicion të Eurovizion 2019.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip #KthejuTokës!” shkruante artistja në instagram.

“Ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat” bën thirrje Maliqi.

Në prag të konkurrimit le të bëhemi të gjithë bashkë, të bashkuar në vlerësim të saj!

Votoni numrin 14 ! Votoni Shqipërinë në Eurovizion 2019!

LIVE