Transmetuar më 17-05-2019, 14:32

Orët ne vijim të ditës së sotme dominohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët dhe lokale.

Parashikohet që nesër vranësirat dhe shirat e dobët të mbeten prezent, kryesisht në zonat malore. Fundjava pritet me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë nesër, por fundjava sjell rritje më të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri të ngjitet mbi 27 gradë C.