Transmetuar më 18-05-2019, 21:06

Ndërsa po përgatitet të dali në skenën e Finales së Madhe të Eurosongut në Tel Aviv Jonida Maliqi përcjell e emocionuar falenderimet për të gjithë ata që e përkrahën dhe e votuan.

“Gjithçka ka qenë një mrekulli. Jam shumë e lumtur që kam arritur finalen” tha ajo.

Kurse ka shtuar se “kur arrin të shikosh publikun e huaj që këndon shqip është një emocion i jashtëzakonshëm”.

Këngëtarja shprehet para konkurrimit se është më e sigurt se kurrë ndërsa falenderon RTSH si organizator i kësaj ndërmarrje për të përfaqësuar Shqipërinë.