Turqi, priten urdhra arresti për 249 zyrtarë të ministrisë së Jashtme
Transmetuar më 21-05-2019, 06:31

Autoritetet e Turqisë kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, pas dyshimeve për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështuara për puç në vitin 2016, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet kanë kryer një varg operacionesh kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999.

Gulen në anën tjetër mohon akuzat.

Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 249 personave, pasi hetimet kanë identifikuar disa parregullsi.

Në deklaratë po ashtu është thënë se 78 të dyshuar janë ndaluar në operacionet në 43 provinca dhe se policia është në kërkim të pjesës tjetër.

Pas tentimeve të dështuara për grusht shteti, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit.

Sakq 150,000 punonjës civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë përjashtuar apo pezulluar nga vendet e tyre të punës.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve.

Autoritetet turke kanë thënë në anën tjetër se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.

Loading...
loading...
Loading...