Transmetuar më 21-05-2019, 13:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme, ku është takuar me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramaq.

Me anë të një postimi të shkurtër ai zbulon se për çfarë u diskutua.

Ai thotë se u diskutua për aktualitetin politikë si dhe për përgatitjet për samitin e Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama.

Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, shkruan Thaçi. /a.y/noa.al