Paskal Milo: Socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë e votojnë!
Transmetuar më 21-05-2019, 23:24

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, prof. Dr. Paskal Milo, shprehet me nota kritike ndaj socialistëve duke vlerësuar se kur dalin të votojnë ata janë si dele.

Për më tepër sipas z.Milo, kjo situatë e dëshmuar nga socialistët dëmton vetë kreun e tyre Edi Rama.

"Socialistët janë dele. Vihen në rresht dhe shkojnë e votojnë. Në mënyrë të veçantë ata kanë dëshmuar se janë dele" u shpreh z.Milo sikurse shihni dhe videon më poshtë.

Historiani Paskal Milo i ftuar në “Provokacija” është shprehur se asnjëherë nuk është ndikuar nga politika në studimet mbi historinë. Ai është shprehur se nuk ka pasur qasje pozitive ndaj regjimit, madje ishte larguar nga Tiranë si djali i armikut të popullit, pasi ka qenë i persekutuar.

Mustafa Nano: “Ju përveç prezantimit të fakteve keni në dorë edhe interpretimin. Dhe kur vjen puna tek interpretimi historianët edhe mund të dallohen. Ju përmendët  faktin se një numër o caktuar historianësh shqiptarë marrin një vendim të caktuar nën ndikimin e politikës. Ju gjithashtu keni qenë i përfshirë në politikë, nuk ka pasur një lloj konflikti midis disponimit tuaj akademik dhe atij politik?”

Paskal Milo: “Asnjëherë! Ta them me sinqeritetin më të madh.  Nuk kam bërë koncesionin më të vogël përsa i përket ndikimit të politikës në studimet e mia historike. Në mënyrë absolute! E di pse, qoftë edhe për një arsye që t;i mund ta quash banale, unë në periudhën e komunizmit kam qenë i persekutuar në një farë mase, nuk kam qenë në burg. Por unë jam larguar nga Tirana më motivacioni djali i armikut të popullit. Dhe këtë shumë pak njerëz e dinë sepse unë nuk bëj propagandë për këtë punë. Për 8 vite të tëra nuk më është lejuar të shkruaj. Më është ndaluar të shkruaj. E drejta themelore e një intelektuali. Unë nuk kam pas ndonjë qasje pozitive ndaj regjimit. Pas viteve ’90 se unë pas viteve ’90 u futa në politikë si shumë intelektualë të tjerë isha profesor universiteti u ktheva, se 5 vjet shkova në Fier si dënim dhe kur edha kam ardhur me qasjen super të qendërzuar që të merrem me studime historike pa u influencuar nga politika”.

Loading...
loading...
Loading...