Transmetuar më 25-05-2019, 14:00

Një vajzë e mitur i dha fund jetës në mënyrë të dhimbshme pasi përjetoi makthin e keqtrajtimit seksual.

Ngjarja ndodhi dje në shinat e trenit pranë stacionit Moskato pranë kryeqytetit grek, Athinë, teksa po kalonte treni elektrik, raporton noa.al duke cituar një komunikatë zyrtare të policisë lokale.

Vajza e moshës 14 vjeçe, i doli para trenit dhe vdiq dhimbshëm.

Më herët një qytetar kishte denoncuar në qendrën kombëtare të mbrojtjes së fëmijëve, SOS 1056, se kjo vajzë e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga një 40 vjeçar, pak ditë para se të ndodhte tragjedia e djeshme.

Policia tha se është vënë në kërkim të 40 vjeçarit që dyshohet të ketë përdhunuar vajzën e mitur duke e shtytur në vetëvasje. /noa.al/

Në galeri shikoni pamjet nga vendi i ngjarjes.

Vetëflijimi i frikshëm i adoleshentes, flet i dyshuari për keqtrajtim seksual