Transmetuar më 25-05-2019, 22:46

Vjen suksesi i radhës në pak ditë për Bayern Munich

Pas Bundesligës Bayern Munich fiton edhe Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal.

Bavarezët dominuan Leipzig në finalen e zhvilluar në Olympiastadion të Berlinit duke triumfuar me shifrat 3-0.

Niko Kovac bën double me Bayernin në këtë sezon, por bën double edhe në Kupën e Gjermanisë pasi e fitoi edhe vitin e kaluar me Frankfurtin.

Bayerni e fitoi për herë të 19-të këtë trofe dhe mbanin rekordin e skuadrës që e ka fituar më shumë herë.