Transmetuar më 26-05-2019, 18:55

Një aksident pa dëmtime në njerëz ka ndodhur në Bullgari.

Një autobus nga Maqedonia e Veriut ka ngecur poshtë një urë në Pllovdiv pasi shoferi nuk e ka parë shenjën që tregon lartësinë maksimale të mjeteve të transportit që mund të kalojnë nën urën e qytetit.

Siç publikoi sot televizioni bullgar “Nova”, në autobus ka pasur dy shoferë, të cilët nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Gjatë aksidentit është dëmtuar pjesa e sipërme e autobusit, ndërsa disa dritare janë thyer.

Testi për praninë e alkoolit në gjak për të dy shoferët ka qenë negativ./a.k/noa.al/