Transmetuar më 26-05-2019, 22:50

Janë luajtur ndeshjet e fundit në “Serinë A” italiane.

Java e fundit ka qenë damatike për tifozët e Milanit, ku kuqezinjtë sërish nuk kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Kampioneve.

Kuqezinjtë arritën të mposhtin skuadrën e Spal me rezultatin 2-3 në transfertë por fitorja nuk shërbeu për objektivin.

Kjo për shkak se edhe dy skuadrat që rivalizonin për një biletë në Champions kanë arritur të fitojnë pa probleme përballë kundërshtarëve.

Kështu Atalanta në javën e fundit arriti të fitojë me rezultatin 3-1 përballë Sassuolos, duke e mbyllur kampinatin në vendin e tretë.

Pjesë e skuadrës bergamaske janë edhe dy kuqezinjtë, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti.

Nga ana tjetër, Inter fitoi përballë Empolit me rezultatin 2-1 dhe u pozicionua në vendin e katërt, në pikë më shumë se Milan.

Milan dhe Roma do të luajnë në kompeticionin "Liga e Europës./a.k/noa.al/