Transmetuar më 27-05-2019, 00:26

Aplikacioni më i përdorur në botë për komunikim me tekst, zë dhe figurl, Whatsapp po ndryshon.

Duke nisur nga viti 2020 ai do të mbushet me reklama.

Këtë e njoftoi kreu i kompanisë dhe themelues i Facebool, Mark Zuckerberg gjatë samitit që po zhvillohet në Holandë, Marking Summit.

Por cilat do të jenë opsionet e reklamimit?

Në story të Whatsapp do të shfaqen reklama, raporton noa.al e cila ju sjell imazhet nga samiti ku tregohet si do të futen reklamat në Whatsapp.

Gjithashtu ndërsa jeni duke komunikuar me dikë dhe në bisedën tuaj përmendet një produkt, një reklamë do të jetë e gatshme të shfaqet. Ky opsion më së shumti shihet të përdoret për marrëdhënie biznesi.

Lajmi i keq nuk është vetëm se ky aplikacion që e përdorim të gjithë do të mbytet nga reklamat.

Lajmi edhe më i keq është se nuk do të ketë një opsion të kundërt për ta përdorur.

Bosi i aplikacionit, Zuckerberg, tha se ai nuk besonte se shumë njerëz do të paguanin për të mos pasur reklama.