Transmetuar më 28-05-2019, 10:58

Edi Reja publikon listën e parë zyrtarë, në vigjilje dy sfidave kundër Islandës dhe Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset Euro2020.

Nga 4 lojtarët e grumbulluar nga ekipi i Partizanit ka mbijetuar vetëm Alban Hoxha. Tekniku italian i ka besuar po gardës së vjetër.

Në përzgjedhjet e teknikut italian nuk mungojnë surprizat, teksa bie në sy grumbullimi i talentit 19-vjeçar Marash Kumbulla.

Mbrojtësi që aktivizohet në Itali me Veronën, pavarësisht se kohët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur hapësira, ka arritur të bindë trajnerin për të qenë pjesë e Kombëtares./b.l/noa.al/

Lista