Transmetuar më 28-05-2019, 19:25

Jurgen Kolp shihet si pasuesi ideal i Alegrit te Juventus, por vetë gjermani e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Edhe pse mediat sportive i japin zë një kalimi të tij te kampionët e Italisë, Klop ka thënë:

“Të gjitha zërat që i dëgjoj këto ditë janë të pakuptimta. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do të largohem kurrë nga Liverpuli. Nuk kam asnjë arsye. Italia është vend i bukur, Seria A është e bukur, këtë e di”.

Klop do tentojë që të shpallet kampion Europe me Liverpulin në finalen e Champions League, ku do ndeshet me Totenham.

Ai konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë. /k.k/noa.al/