Transmetuar më 28-05-2019, 21:33

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Gurrakoc të Istogut, në Kosovë.

Një makinë, pasi ka dalë nga rruga u rrotullua dhe përfundoui përmbys.

Bëhet fjalë për një automjet tip Golf 4, teksa shoferi ka bërë një parakalim të gabuar, çka dyshohet se është edhe shkaku i aksidentit.

Për pasojë është përplasur me një makinë tjetër tip “Opel”.

Shoferi i “Opoelit” arriti që të shmangë një përplasje ballore, e cila do të përfundonte më keq.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar rëndë.

Ndërkkohë, po punohet për të zbuluar shkakun e vërtetë. /k.k/noa.al/