Merr fund ankthi, Tirana mbijeton në Kategorinë Superiore
Transmetuar më 30-05-2019, 17:56

Tirana arrin të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Bardheblutë mposhtën në shtëpi Flamurtarin në një ndeshje plot emocion dhe me mbështetje të madhe të tifozëve.

Kryeqytetasit bindën me lojë dhe gola, ku shënuan tre të tillë përballë vlonjatëve.

Nga ana tjetër, Kastrioti u mposht në Kukës me rezultatin 3-1, dhe sezonin e ardhshëm do luajë në Kategorinë e Parë.

Tirana rrezikoi shumë edhe në këtë sezon, por në fund arriti që të mbijetojë në Superiore.

Tirana do të luajë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë, dhe nëse fiton do jetë pjesë e kupave të Europës. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...