Transmetuar më 30-05-2019, 21:09

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të vizitojë të dielën Tiranën.

Vizita e Stoltenberg vjen në kuadër të një turi të planifikuar, ku priten takime edhe në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e kreut të aleancës Euro-Atlantike vjen më 2 qershor, një ditë kur opozita shqiptare planifikon të mbajë një tjetër protestë kombëtare në bulevard.

Përgjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, Jens Stoltenberg do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të bisedës pritet të jetë siguria në rajon, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Pas vizitës në Tiranë Stoltenberg do të niset drejt Shkupit, për të zhvilluar të tjera takime atje.