Transmetuar më 31-05-2019, 11:28

U operua me urgjencë për shkak të një shtatzënie jashtë mitre, por mjekët gabuan gjatë ndërhyrjes, duke e lënë sterlile.

Chelsie Thomas, 26 vjeçe nga Walsall, Angli, ka aktualisht një fëmijë 6 vjeç, por ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Mirëpo shtatzënia ishte shoqëruar me probleme, duke i rrezikuar jetën, çka bëri të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Gjatë ndërhyrjes mjekët gabuan, duke hequr një gyp Fallopi të shëndetshëm, duke e lënë sterile përjetë.

“Nuk ishte e lehtë për mua, mu desh që ti shpjegoja tim biri se nuk do mund të kishte më një vëlla ose motër dhe kjo tragjedi u shoqërua me krizë, duke bërë që të ndahem edhe me partnerin tim”, tregon e reja.

26-vjeçarja tregon se ishte ndjerë keq, duke shkuar me urgjencë në spital në mars të vitit 2018, ku ju komunikua shtatzënia jashtë mitre dhe nevoja për ndërhyrje.

Por një gabim mjekësor, bëri që ajo të mbetet sterile përgjithmonë, shkruan noa.al.

Chelsie ka nisur një betejë gjyqësore, mirëpo spitali mohon rëndësinë e incidentit, duke u mjaftuar me një keqardhje. /a.y/noa.al