Një person në Kosovë tenton vetëvrasjen, hidhet nga kati i tretë
Transmetuar më 31-05-2019, 21:08

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë mbrëmjes së sotme.

Mediat vendase shkruajnë se një person është hedhur nga kati i tretë i një banese në Prizren.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar i cili nga hedhja nga rënia ka marrë dëmtime të renda.

Fillimisht i riu është trajtuar në spitalin e Prizrenit po për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nuk ka ende detaje për gjëndjen e tij shëndetësore.

Policia dyshon se i riu ka tentuar të vrasë veten, ndersa ngjarja është nën hetim./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...