Transmetuar më 01-06-2019, 10:25

Kështjellën fryrë e merr era e fuqishme që po frynte, duke marrë me vete edhe fëmijët që po loznin në të. Kështu katër fëmijë me moshë nga 3 deri në 7 vjeç, përfunduan në koma, pasi u përplasën në tokë nga loja e cila rezultoi e rrezikshme.

Gjithçka ndodhi jashtë një qendre tregtare në qytetin e Ulan-Ude, të Siberisë, Rusi, para syve të prindërve.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi era e furishme, shkëputi kështjellën e fryrë dhe fëmijët që ndodheshin brenda, u përplasën në tokë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë, një nga katër fëmijët që ndodhen në koma, është deklaruar i vdekur klinikisht, shkruan noa.al.

Ndërkohë edhe tre fëmijët e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Gjithçka ndodhi të enjten pasdite, ndërkohë që në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al