Transmetuar më 01-06-2019, 14:14

Ditë zie në botën e futbollit, humb jetën në një aksident rrugor, futbollisti i njohur Jose Antonio Reyes.

Së fundmi, lojtar i Extremaduras, Reyes ka qënë pjesë e ekipeve të mëdha si, Arsenal, Real i Madridit, dhe gjithashtu ka qënë fubollisti më i ri që ka debutuar me Seviljën.

“Nuk mund të mernim lajm më të keq, ka humbur jetën në një aksident rrugor miku yne José Antonio Reyes. Prehu ne paqe!” ka shkruar klubi i Seviljes në Twitter.

Miq dhe shokë të ekipit kanë filluar të shprehin ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, siç ka bërë dhe Sergio Ramos.

“Jam shumë i dëshpëruar, nuk kam fjalë! I shpreh ngushëllime familjes. Gjithmonë do të kujtojme miku ynë! U prehsh në paqe vëlla!”