Transmetuar më 01-06-2019, 21:38

Të mbjellat në disa fshatra të Elbasanit janë shkatëruar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit.

Më të prekura janë qershitë dhe vreshtat me ullinj.

Raportohet se dëmet më të shumta janë shkaktuar në Njësinë Administrative Labinot Fushë, ku breshëri ka dëmtuar plantacionet me qershi.

Rrebeshi i pazakontë i shiut dhe breshrit ka bërë që të përmbyten edhe disa banesa dhe rrugë në Krastë si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Manazeres.

Sakaq, edhe në fshatrat Godolesh, Labinot dhe Bixelle ka pasur dëme të konsiderueshme. /k.k/noa.al/