U fut në fushë në finalen e Champions-it, kush është vajza që bëri këtë veprim
Transmetuar më 02-06-2019, 15:39

Liverpuli triumfoi mbrëmjen që lamë pas në finalen e Uefa Champions League duke mposhtur Totenhemin me shifrat 2-0.

Ky trofe mungonte prej 14 vitesh për tifozët e Liverpulit.

Një incident i lehtë ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes ku një femër hyri në fushë gjysmëzhveshur.

Edhe pse sigurimi ndërhyri shpejt, mësohet se ajo është e fejuara e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014.

Ende nuk dihet arsyeja se përse ata e bëjnë një gjë të tillë./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...