Transmetuar më 03-06-2019, 08:05

Tërmetet e nisura qysh prej orëve të para mëngjesit të së shtunës, nuk e lënë të qetë Korçën.

Gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, por edhe mëngjesin e sotëm, ka pasur lëkundje tërmeti.

Më e forta prej tyre është shënuar në orën 07.49 minuta, me magnitudë 3.4 ballë të shkallës rihter.

Kjo ka bërë që banorët të dalin të frikësuar nga banesat e tyre, duke iu druajtur tërmeteve të fuqishme,

të mëngjesit të së shtunës. /a.y/noa.al