Transmetuar më 03-06-2019, 10:12

Janë nga 4 deri në 17 vjeç dhe janë jetim, në kërkim të një familjeje që ti adoptojë. Bëhet fjalë për fëmijë të cilët sfiluan në pasarelë, në qendrën tregtare të Cuiabà, në Brazil, duke bërë që të plasin polemikat.

Fëmijët “u vunë në ekspozitë” këtë të enjte, para një publiku me prindër të mundshëm.

Por kjo pasarelë ndau në mes opinionin publik, për shkak se shumica e cilësuan si një shfaqje të turpshme, ndërsa fëmijët nxirren si skllevër në ankand.

Kandidati për President, Guillermo Boulos e cilësoi aktivitetin e së enjtes që lamë pas si “perversitet” e pasoja shkatërruese.

“Një sfilatë e cila të kujton ankandet e dikurshme të skllevërve, ku pasanikët i shikonin nga dhëmbët afrikanët dhe në bazë të gjendjes fizike negocionin edhe çmimin”, komentoi avokati Eduardo Mahlon, shkruan noa.al.

Mirëpo autoritetet vendase e cilësuan pasarelën si një mundësi për të takuar prindërit e mundshëm dhe si një mundësi më shumë për ta. /a.y/noa.al