Shqiptarët, arratisje si nëpër filma nga burgu grek. Njëri kapet
Transmetuar më 03-06-2019, 11:00

Një arratisje tipike si në filmat hollovudianë ajo që ndodhi gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në një burg të Greqisë.

Madje duket sikur kemi të bëjmë me përsëritje skenari.

Katër shqiptarë provokuan një situatë kaotike në qelinë e tyre. Ata nisën të bërtasin duke kërkuar ndihmë, kinse njëri prej tyre ishte sëmurur papritur.

Për ta bërë më të besueshme, një nga të burgosurit u shtri përtokë pa lëvizur.

Pranë qelisë vjen një gardiane. Ajo tenton të ndihmojë.

Në këto momente, një nga tre të burgosurit që rrinin në gatishmëri për të kapur çastin e artë, arrin t’i rrëmbejë armën e zjarrit.

Më pas që të katër të burgosurit, dalin nga qelia dhe duke kërcënuar me grykën e pushkës arrijnë të shmangin edhe gardianin që gjendej tek dera e hyrjes.

Menjëherë më pas u larguan në drejtim të paditur.

E gjitha ndodhi në burgun e Metagogon në Petru Rali pranë Athinës në Greqi, në orën 04.00 të mëngjesit të së hënës.

Që të katër të burgosurit që morën arratinë ishin shqiptarë, thanë mediat greke, por disa prej tyre thonë se vetëm dy prej tyre ishin nga Shqipëria kurse dy të tjerët nga Gjeorgjia.

Autoritetet nuk konfirmuan zyrtarisht kombësinë dhe identitetin e të zhdukurve.

Megjithatë në mediat greke dolën emrat e dy shqiptarëve të arratisur, Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani.

Ndërsa të burgosurit morën arratinë, disa forca policie u vunë në ndjekje të tyre.

Rezultatet e para erdhën sepse tre orë e gjysmë më vonë, sot në 07.30, në Renti, u kap një prej të zhdukurve.

Katër të ndaluarit ndodheshin në paraburgim, të akuzuar për grabitje, vrasje të mbetur në tentativë si dhe për sulme ndaj të burgosurve të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Atikës. /noa.al/

metagogon

Loading...
Loading...