Transmetuar më 03-06-2019, 17:48

Janë të pafundme këshillat që specialistët japin për celulitin dhe ushqimet që ndikojnë në të. Nëse vazhdimisht ne jemi të prirur të lexojmë cilat janë ushqimet që ndikojnë negativisht për krijimin e celulitit, një grup specialistësh kanë vënë theksin te ato ushqime të cilat ndihmojnë për të krijuar celulitin. Mësoni cilat janë dhe shmangini sa të mundni.

Buka e bardhë- Produkte të miellit të bardhë; oriz i bardhë, patate të bardha, dhe shumë drithëra të tjera mëngjesi janë të pasura me karbohidrate. Këto ushqime me indeks glicemie të lartë ndikojnë në prodhimin e produkteve që stimulojnë inflamimin, thotë Arthritis.org.

"Kur kërkoni bukë, zgjidhni bukë me drithëra, ose nga mielli i errët",- thotë Amy Gorin, MS, RDN, themeluese e Amy Gorin Nutrition, në Nju Jork.

Gjiza- Megjithëse është një ushqim i shëndetshëm, gjiza përmban shumë kripë. Ashtu si supa e konservuar, edhe produktet e qumështit me shumë kripë mund të shkaktojnë në trupin tuaj gjendje më fluide, që do të thotë celulit më i dukshëm.

Ushqimet me shumë kripër ndikojnë në tharjen e ujit në organizëm dhe kjo do të thotë përkeqëson i celulitit. "Vetëm një filxhan gjizë ka mbi 800 mg kripë",- thotë Hultin.

Nëse jeni të fiksuar pas produkteve të qumështit, provoni ato pa kripë. "Mund ta shijoni atë me erëza ose fruta, duke marrë ende lëndë ushqyese dhe proteina nga produktet e gjedhit",- thotë ajo.