Transmetuar më 04-06-2019, 12:57

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për shtim të territorialitetit.

Daçiç u shpreh se “veriu i Kosovës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës”. Ai nënvizon se çështja e Kosovës do të zgjidhet, në rast se bashkësia ndërkombëtare bashkohet me këtë ide.

“Është e pamundur të gjendet zgjidhje adekuate për çështjen e Kosovës, përveç respektimit të situatës në terren – kush çfarë e mban atë, ajo është i saj.

Në këtë rast, veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi”, tha Daçiç për Televizionin O2. Ivica Daçiç ka theksuar se “e di se kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje situatës së Kosovës”.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por në marrëdhëniet e partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara”.