Transmetuar më 04-06-2019, 13:47

Toka vijon të lëkundet herë pas here në zonën e Korçës si pasojë e nëntërmeteve që kanë rënë pasditen dhe mbrëmjen e djeshme.

Të paktën katër tërmete të lehtë janë regjistruar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që epiqendra ka qenë në fshatin Nikolicë.

Lëkundja më e fortë ka qenë në orët e para të ditës së sotme, me 2 ballë, ndërsa epiqendra ishte në Nikolicë.

Ndërkohë që 184 është numi i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën. Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova.

Një ditë më parë kryeministri Rama ka premtuar se të gjitha banesat e shembura në Korçë, si pasojë e tërmeteve të shumta do të rindërtohen.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se pas bilancit të të gjithë dëmeve, në fazën tjetër do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i banesave të shkatërruara./b.l/noa.al/