Transmetuar më 04-06-2019, 17:29

Sezoni i kaluar ishte një dështim për Realin e Madridit duke mos fituar asnjë trofe të rëndësishëm.

Kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një revolucion të vërtetë, ku së fundmi është zyrtarizuar blerja e sulmuesit Luka Joviç nga Eintrachti i Frankfurtit.

Por ajo që mund të quhet goditja e madhe ende nuk ka ardhur për “Los Blancos”.

Bëhet fjalë për sulmuesin belg, Eden Hazard që pak ditë më parë tha se do të largohej nga Çelsi.

Palët janë fare pranë akordit, ndërsa të tjerë lojtarë janë në lupën e presidentit Perez.

Një ndër ta është Mbape, edhe pse duket një mision i pamundur. /k.k/noa.al/