FOTOT/ I riu shqiptar ikën me not pasi e dëbojnë nga Italia
Transmetuar më 04-06-2019, 23:25

Një djalë i ri shqiptar u dëbua nga autoritetet kufitare italiane dhe u detyrua të ikë me not në përpjekje për ti shpëtuar riatdhesimit.

Fotot që publikoi media italiane tregojnë momentet teksa djali shqiptar sot në mëngjes ikën me not në rajonin Ventimiglia.

Emigranti kishte ardhur nga Franca, por kur hyri në tokën italiane e refuzuan qëndrimin e tij dhe i njoftuan dëbimin.

Policia italiane e dorëzoi të riun shqiptar te kufitarët francezë në Mentone, tek vendkalimi kufitar Ponte San Ludovico.

I riu duke e parë se ç’po e priste, u iku policëve francezë dhe u hodh në det për të ikur në drejtim të ujërave italiane.

Me t’u afruar te plazhi Balzi Rossi, u rrethua nga policë italianë të cilët ia dorëzuan sërish të riun policëve francezë. /noa.al/

Loading...
Loading...