Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët ‘njerëz mali’, Vuçiç i ‘shkul veshin’
Transmetuar më 04-06-2019, 23:27

Pas deklaratës së kryeministres Ana Brnabiç për shqiptarët se janë “njerëz që vijnë nga mali”, ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, Vuçiç ka deklaruar se nuk është në interesin e tyre të ofendojnë shqiptarët dhe përfaqësuesit politik, pavarësisht mendimit negativ që ka për ta.

“Ne duhet ta kuptojmë se çfarë janë interesat tona. Interesat tona nuk duhet të jenë në dërgimin e çfarëdo ofendimeve për shqiptarët, madje as përfaqësuesit e tyre politik, ndonëse për ta mendojmë më të keqen, por duhet të punojmë që t’i tregojmë botës se ne jemi për kompromis, se është e qartë kush nuk e dëshiron kompromisin”, deklaroi Vuçiç.

Ndër të tjera, presidenti serb tha se Gjermania dhe Franca po bashkëpunojnë me administratën amerikane, për përgatitjen e samitit të Parisit në korrik, me qëllim zhbllokimin e procesit të dialogut mes dy vendeve.

Loading...
Loading...