Transmetuar më 05-06-2019, 09:12

Një vajzë 17 vjeçe, Paige Winter, u sulmua nga një peshkaqen, por u shpëtua nga i ati i cili nisi ta qëllojë kafshën me grushte, për të ndihmuar të bijën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Karolinën e Veriut, SHBA, të dielën që lamë pas, ku vajza pësoi dëmtime të shumta, aq sa mjekët u detyruan që ti këpusnin njërën këmbë deri sipër gjurit, si dhe disa gishta të njërës dorë. Një histori e tmerrshme, e treguar nga mediat amerikane.

“Të gjithë nisën të ulërinin, pashë vajzën që përpëlitej drejt bregut dhe na nxorën të gjithëve jashtë”, tregon një dëshmitar.

Paige u transportua menjëherë në Vidant Medical Center të Greenville, ku ju shpëtua jeta, por fatkeqësisht jo njëra këmbë, shkruan noa.al.

Në GoFundMe ka nisur një fushatë për të mbledhur fondet për të ndihmuar familjen e së resë, në mënyrë që të përballojë kurimet, për shkak se vajza ka nevojë për ndërhyrje të tjera, para se të mendohet për një protezë. /a.y/noa.al