Transmetuar më 05-06-2019, 13:12

Projektet janë gati, një pishinë në majën e një ndërtese në Londër, me pamje 360 gradë, e para e llojit të saj në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për një pishinë transparente e cila do të pozicionohet në majë të një grataçele 220 metra të lartë, e etiketuar ‘Compass Pools’.

Kompania ka projektuar edhe ndërtesën që do e mbajë, e cila do të karakterizohet nga një hotel luksoz, ku do të kenë akses mysafirët.

Notuesit do të futen nëpërmjet një shkalle rrotulluese, në pishinën e cila do të mbajë 600 mijë litra ujë dhe do të quhet “Infinity London”, shkruan noa.al.

“Kemi përballuar disa sfida teknike mjaft të rëndësishme për këtë ndërtesë, më e vështira se si të fusnim pishinën”, deklaroi drejtori teknik i ‘Compass Pool’, Alex Kemsley.

E veçanta e kësaj pishine, është se përveç anëve, do të ketë edhe fundin transparentë, ku mysafirët e hotelit do të shohin lartë personat se si notojnë mbi ta. /a.y/noa.al