Transmetuar më 05-06-2019, 14:40

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pa asnjë rival në garë, Gianni Infantino është rizgjedhur si president i FIFA-s për një mandate të dytë dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2023.

Italo-zviceriani ishte kandidati i vetëm dhe në këtë mënyrë 211 anëtarët e FIFA-s nuk iu desh të votonin në Kongresin që po mbahet në Paris.

Për të konfirmuar Infantinon në krye të qeverisë botërore të futbollit mjaftoi vetëm miratimi. Infantino mori drejtimin e FIFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar Sepp Blatter të “shkatërruar” nga skandalet.

Në fjalën e rastit, presidenti i rizgjedhur preku këtë temë, duke thënë se tashmë në FIFA nuk ka më vend për korrupsion.