Transmetuar më 05-06-2019, 21:48

Një tregtar bleu një gur shahu në vitin 1964 për vetëm gjashtë dollarë, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas.

Ai zbuloi se kishte rënë në gjurmët e një prej gurëve më të famshëm në botë.

I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, guri, pjesë e një seti shahut të shekullit XII, të quajtur “Lewis Warder”, mund të shitet tani në ankand për 1.3 milionë dollarë.

Këtë vlerësim e ka bërë shtëpia e ankandeve Sotheby, ku familja e pronarit të ndjerë të gurit e dërgoi për vlerësim.

Gurët e shahut u gjetën në ishullin “Lewis” në Skoci në vitin 1831, por mungonin pesë gurë, një kalë dhe katër “torra”.

Gurët besohet se janë gdhendur në shekullin XII në Trondheim, Norvegji. Nga 93 pjesët e tjera të gjetura, 82 janë në Muzeun Britanik të Londrës, ndërsa 11 në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg. /k.k/noa.al/