Tiranë, i moshuari abuzon seksualisht me djalin e mitur
Transmetuar më 05-06-2019, 22:36

Pas rastit të djeshëm të përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga një 67- vjeçar në kotecin e pulave, sot emisioni “Stop” ka publikuar një tjetër rast abuzimi, i cili është regjistruar në mes të Tiranës dhe në sy të të gjithë kalimtarëve.

Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet.

Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.

I moshuari, i cili shfaqet duke abuzuar seksualisht me të miturin në mes të Tiranës  është lehtësisht i identifikueshëm edhe nga fotot e publikuara nga emisioni “Stop”.

Aktin e turpshëm i moshuari duket se e kryen pa qenë fare i shqetësuar edhe pse zona ku po ngacmonte seksualisht të miturin kishte lëvizje të konsiderueshme qytetarësh.

Loading...
loading...
Loading...