Transmetuar më 06-06-2019, 06:02

Berlini zyrtar e konsideron si çështje të mbyllur kërkesën e Greqisë për dëmshpërblim për shkak të dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul lidhur me dëmshpërblimin që Greqia e kërkon për dëmin e shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore tha se "Çështja e dëmshpërblimit është mbyllur politikisht dhe ligjërisht".

Breul në një konferencë për media në Berlin, tha të mërkurën se notë protesta verbale e Greqisë në lidhje me dëmshpërblimin është dhënë dje nga ambasadori grek në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai tha se e kanë shqyrtuar përmbajten e notës së protestës dhe vendimin e Parlamentit grek.

Breul thotë se nuk mund të shprehet nëse qeveria gjermane do t’i përgjigjet apo jo notës së protestës.

"Qëndrimi i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë çështje", tha Breul duke shtuar se "Çështja e dëmshpërblimit është mbyllur politikisht dhe ligjërisht".

Greqia në një notë proteste dje kërkoi nga Gjermania që "të fillojnë bisedime për këtë çështje e cila ka një rëndësi të madhe materiale dhe shpirtërore për popullin grek".

Parlamenti grek në prill miratoi propozimin për të kërkuar dëmshpërblim lufte nga Gjermania. Vlera e dëmshpërblimit është llogaritur 390 miliardë euro.