Transmetuar më 06-06-2019, 10:13

Një mjek në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akuzohet për vrasjen e 25 pacientëve të tij, si pasojë e mbidozës së qetësuesve. William Husel, akuzohet nga Mount Carmel Health System të Columbus, se që nga viti 2015 deri në 2018, ka injektuar mbidozë ilaçesh tek 29 pacientë.

Ishin punonjësit e spitalit ata që e zbuluan duke e pushuar nga puna. Avokati siguron se Husel nuk donte që të vriste pacientët, por pavarësisht kësaj, mjeku rrezikon burgimin e përjetshëm.

Mount Carmel Health System zbuloi se mjeku ka injektuar doza vdekjeprurëse qetësuesish tek 29 pacientë, përfshi edhe tek pesë prej tyre, gjendja e të cilëve mund të përmirësohej.

Prokurori i kontest së Franklin, Ron O’Brien, shpjegoi se shumë nga pacientët e Husel në terapi intensive nuk ishin të vetëdijshëm dhe se nëse dikush nuk ndjen dhimbje nuk ka arsye për injektim ilaçi, shkruan noa.al.

Familjarët e pacientëve deklaruan në gjykatë se të afërmit e tyre vdiqën për shkak të mbidozës së qetësuesve qëllimisht nga Husel. Aktualisht procesi gjyqësor ndaj mjekut është në vijim. /a.y/noa.al