Transmetuar më 06-06-2019, 20:48

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në Zvicër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Zyrihut, ka i ndjeri humbur jetën në vendin e punës, teksa po punonte në ndërtim.

Shqiptari nga Kosova ishte duke punuar në rrënimin e një objekti, kur nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë nga tre metra lartësi.

Për shkak të lëndimeve të rënda të marra në kokë, 58-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Autoritetet zviceriane, po hetojnë shkaqet e vdekjes së tij./a.k/noa.al/