Transmetuar më 07-06-2019, 01:05

Nisur nga ndryshimi klimës por edhe nga shpeshtësia e ngjarjeve me ngarkesa të forta emocionale, psikiatrit tërheqin vëmendjen të bëjmë kujdes me faktorët që ndikojnë në ankth dhe depresion.

Ata vënë re rritje të këtyre shqetësimeve tek pacientet që ndjekin dhe sugjerojnë të investohemi tek emocionet pozitive që krijojnë mirëqënie shpirtërore.

Çrregullimet e forta të emocioneve njërzore që shkatojnë për pasojë ankth e deri depresion, gjejnë terren të shëndetshëm përsa i përket ushqimit me faktorë stresi.

Psikiatrit e konstatojnë këtë shqetësim në rritje tek pacientët e tyre.

Psikiatrja e njohur Arjana Rreli thotë se ekulibrat emocionalë brenda nesh, tentojnë të prishen edhe më shumë gjatë kësaj periudhe për shkak të faktorit sezonal.

Të rrethuar nga media që i amplifikon edhe më shumë faktorët me ngarkesë emocionale, psikiatrit sugjerojnë të investojmë për emocionet pozitive.

"Seleksionimi i raporteve sociale të shëndetshme na bën më të dashur me veten dhe të tjerët dhe sjell gjuhë të shëndetshme komunikimi", pohon zonja  Rreli