Transmetuar më 07-06-2019, 09:28

“Jo, data 17 sjell ters, nuk mund të ndryshohet?” Me këtë kërkesë të çditshme, një i pandehur napolitan, i procesuar në Milano për mashtrim, arriti që të ndryshojë datën e gjyqit, e cila u vendos për në 24 tetor.

Seanca e radhës u propozua për në datën 17 tetor, por në atë moment i pandehuri, i pranishëm në sallën e gjyqit, u ngrit duke thënë, “Jo 17-ta jo, është ters”.

Kështu gjyqtari me buzëqeshje, ju kthye “Shiko, se nuk i bie as e premte”.

Ndërsa i pandehuri iu kthye, “Nëse do ishte e premte, nuk do kisha dalë as nga shtëpia”.

Në atë moment gjyqtari vendosi që ta shtyjë seancën për në 24 tetor. /a.y/noa.al