Transmetuar më 07-06-2019, 10:00

Një djalë i ri 28 vjeç, u arrestua nga policia këtë të enjte në Midnapore, të Bengala.

Gjithçka me akuzën e vrasjes së gruas së tij, Lakshmipriya Jana, 25 vjeçe duke e mbytur.

Burri Shintu Jana i mori jetën të shoqes mbrëmjen e së mërkurës, pasi gruaja kishte lindur vajzë, teksa ai kërkonte me ngulm djalë.

Familjarët e viktimës, të cilët denoncuan vrasësin, treguan në polici një sërë aktesh dhune, menjëherë pas martese.

Burri e rrihte gruan vazhdimisht duke e akuzuar si të paaftë për ti dhënë një djalë.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al