Transmetuar më 07-06-2019, 19:53

Diabeti njihet ndryshe si sëmundja e shekullit dhe është shumë problematik.

Mjekët thonë se ka disa simptoma të cilat lënë të kuptohet se keni nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Janë disa simptoma nga të cilat duhet të keni kujdes:

Etje e tepruar –

Është një prej simptomave më të shpeshta të personave me diabet e cila shoqërohet me tharjen e gojës.

Shërim më i ngadaltë i plagëve –

Sëmundja e diabetit ngadalëson shërimin e plagëve.

Uri e vazhdueshme –

Në mënyrë të pashmangshme shtohet uria, në veçanti për ëmbëlsirat.

Probleme me gjumin e tepërt –

Shpesh personat me diabet hasin problem me gjumin.

Probleme me lëkurën –

Mund të kenë probleme me lëkurën, si tharje e lëkurës dhe kruarje. /k.k/noa.al/